Syri i takon grupit të organeve shqisore, që ka të bëjë me të parit(shikimin). Syri është organ shumë i ndjeshëm që detekton dritën (syri i thjeshtë) dhe ngjyrën (syri i komplikuar). Syri është i vendosur në kokë të gjallesave, më saktësisht në zgavrat e kafkës. Gjallesat e ndryshme kanë struktura të ndryshme ty syrit dhe aftësi të ndryshme e të parit.

Gjashtë muskujt e jashtëm në orbitë janë bashkangjitur në sy. Këto muskuj lëvizin syrin lart e poshtë dhe majtas, djathtas dhe bejne rrotullimin e syrit.

Muskujt jashtëqelizorë janë bashkangjitur në pjesën e bardhë të syrit të quajtur sklera. Kjo është një shtresë e fortë e indeve që mbulon pothuajse tërë sipërfaqen e syrit.

Sipërfaqja e syrit dhe sipërfaqja e brendshme e qepallave mbulohen me një membranë të qartë të quajtur konjuktiva.

Drita është e përqendruar në sy përmes pjesës së përparme të dukshme në formë kube të quajtur “cornea”. Një zonë e vogël, shumë e specializuar e retinës që quhet macula është përgjegjëse për të na dhënë vizionin tonë të detajuar, qendror. Pjesa tjetër e retinës na siguron vizionin tonë periferik.

 

Retina ka qeliza të veçanta të quajtura fotoreceptorë. Këto qeliza ndryshojnë dritën në energji që transmetohet në tru. Ka dy lloje fotoreceptorësh: shufra dhe kone. Shufrat  perceptojnë të zezën dhe të bardhën, dhe mundësojnë vizionin e natës. Koni perceptonë ngjyrën, dhe siguron pamjen qendrore (detaje).

Retina dërgon dritë si impulse elektrike përmes nervit optik në tru. Nervi optik është i përbërë nga miliona fibra nervore që i transmetojnë këto impulse në korteksin vizual – pjesa e trurit që është përgjegjëse për sytë.

 

4 Thoughts to “Syri”

  1. Aurora Shurbani

    Nese eshte e mundur dua nje informacion persa i perket nje recete si lexohet ,

    1. gjermanoptik

      Pershendetje Aurora, ne nje recete nje person jo i profesionit mund te shohe vetem dioptrine(numrin) e syrit, ndersa nje mjeku i specializuar kupton akoma me tej.

  2. Make a more new posts please 🙂
    ___
    Sanny

Leave a Comment