Gjerman Optik

Kujdesuni per syte tuaj me cilesine gjermane.

Shikimi dhe syri jane shqisa kryesore e njeriut ku 98% e aktiviteteve jetike kryhen nepermjet shikimit. Ruajtja e tij eshte prioriteti kryesor gjate gjithe jetes.

Germa Optik kryen sherbimet e meposhtme per ruajtjen dhe korrigjimin e syrit me korrektesine me te larte duke ndjekur standartet dhe protokollet Gjermane, ne bashkpunim te vazhdueshem me RODENSTOCK “Me i miri per syte”

RODENSTOCK, kompania Gjermane lider ne bote per cilesine dhe standartet ne fushen e shikimit, qe aplikon teknologjite me te avancuara dixhitale.

 


Vizita Okulistike

Pranë German Optik kryhen vizita të specializuara okulistike për të gjitha moshat duke filluar nga fëmijet, deri te të moshuorit, cdo kontroll bëhet në mënyrë dixhitale për një rezultat gjithmonë të saktë dhe të sigurt. Doktorë të specializuar në Itali dhe Gjermani ofrojnë korrigjime për probleme të ndryshme të shikimit si dhe këshillime për ndërhyrje në rastet e nevojshme. Korrigjimet për miopi, hipermetropi kryhen me metodat më bashkëkohore, matje tensioni okular, studim retine me sistem dixhital. […]


Xhama Optik Gjerman

German Optik qendra e vetme perfaqesuese ne Shqiperi e firmes me te mire te xhamave Gjerman, ne bashkepunim me Wagner dhe Rodenstock, lider ne fushen optike ju ofrone shumellojshmeri te xhamave dhe nje cilesi maksimale deri ne detaje.

German Optik trajton lloje te ndryshme te xhamave duke filluar nga me te thjeshtit dhe deri tek xhamat me te nderlikuar dhe special per raste te vecanta. […]


Lente Kontakti 

Pranë German Optik trajtohen të gjitha llojet e lenteve të kontaktit për cdo problem të shikimit tuaj.

Tek ne do të gjeni: Lente Ditore, Mujore, të thjeshta dhe toric, lente me ngjyra, gjithashtu dhe lente tradicionale vjecare. Lentet e vecanta trajtohen gjithashtu pranë German Optik, lente me numër dhe ngjyrë për personat skeptik që duan një pamje perfekte të syve të tyre, jo vetëm një shikim të qartë, por dhe një ngjyrë ndryshe dhe plotë jetë. Një e vecantë tjetër e Optikes Gjermane është ofrimi i lenteve kozmetike për të gjithë personat që kanë probleme të dukshme me estetikën e syve të tyre. Tv gjitha lentet të prodhimeve më të mira botërore si: Amerikane, Angleze dhe Italiane.

[…]


Korrigjime Ekskluzive Per Femije 

Fëmijët janë e ardhmja dhe duhet të jenë në cdo rast parësor, kjo zbatohet dhe në German Optik, ku fëmijët kanë vëmendjen kryesore dhe gjejnë përkujdesjen dhe zgjidhjen e duhur. Përvec kontrolleve pediatrike, tek fëmijët është shumë i nevojshëm kontrolli periodik i syve dhe në rastet kur fëmija juaj nuk ndjenë sikur dhe më të voglin shqetësim. Në German Optik do të gjeni mjekun, personelin, shërbimin e duhur dhe cdo gjë tjetër për kujdesin maksimal dhe korrigjimet speciale për fëmijët tuaj. Doktori i specializuar, stafi i mirëtrajnuar dhe struktura jonë e pajisur me ortotipe të specializuara për fëmijë sjell komoditetin dhe zgjidhjen e cdo problemi. Tek ne fëmija juaj do të gjejë vetveten, skelete speciale të studiuara për fvmijë, antibakterial, të pathyeshëm, organik etj. si dhe xhamat për qëllime pediatrike janë pika kryesore e optikës sonë për shëndetin e fëmijës suaj. […]


Zgjidhje Te Personalizuara Dixhitale 

Teknologjia e fundit dixhitale e xhamave optik vetëm në German Optik. Nëse dëshironi më të miren për sytë tuaj ejani në Optikën Gjermane dhe kërkoni xhamat e personalizuar dixhital, ne ju ofrojmë nga më të thjeshtët me një pamje, monofokal deri tek xhamat më të ndërlikur me 2 pamje për larg dhe afër, të dyja pamjet vetëm në një xham special dixhital dhe shikimi juaj do të jetë perfekt. Nëse dëshironi komoditetin maksimal, qartësinë e shikimit 100% , cilësinë më të mirë në treg dhe jeni një person perfeksionist, atëherë ejani në German Optik dhe zgjidhni xhamat e personalizuar dixhital, të inxhinieruar në Gjermani dhe sytë tuaj do t’ju jenë mirënjohës. […]


Korrigjime Speciale 

German Optik, e vetmja qender e specializuar ne Shqiperi e cila ofron nje shumllojshmeri sherbimesh duke filluar nga me te thjeshtat deri te ato me specalet. Korrigjime nga me specialet: Lente Keratokon, (RGP), Cilinder i Madh, Diplopi, Albinizem, Strabizem, Daltonizem, Nistagmo, Shikim i dobet. […]