Cfarë është Keratokonusi?

Keratokonusi është një sëmundje progresive e kornesë që evidentohet zakonisht rreth moshës 18 vjeç dhe konsiston në hollimin qëndror të saj. Për pasojë forma e kornesë ndryshon nga asferike në cilindrike dhe kjo sjell ulje të shikimit dhe rritjen progresive të astigmatizmit ( korrigjimit cilindrik). Etiologjia (shkaku) i saj është ende i panjohur, dhe ecuria e paparashikushme. Prek zakonisht të dy sytë. Në rastet ekstreme, hollimi progresiv i kornesë mund të çojë në çarje të saj.

Kornea është pjesa transparente e përparme e syrit e cila mundëson hyrjen e rrezeve të dritës në brendësi të tij, për në retinë dhe prej andej përcillet në tru ku edhe realizohet perceptimi i imazhit. Kornea normale është një sipërfaqe e lëmuar, asferike në formën e xhamit të orës, e rrumbullakët në qendër dhe vjen duke u sheshuar në periferi. Kornea është e ndërtuar nga fibra të kolagjenit të orientuara kryesisht në mënyrë paralele.

 

Ende nuk dihet shkaku se përse, në disa pacientë, rreth moshës 18- 32 vjeç, shfaqet një tendencë për hollim central të kornesë, dhe për pasojë ajo fillon të marrë formë konike (prej nga vjen edhe emri i sëmundjes). Kjo formë specifike, shpesh me tendencë progresive dhe evolutive, shoqërohet me parregullsi të sipërfaqes së kornesë. Këto ndryshime të formës shaktojnë përthyerje jo të rregullt të dritës nga kornea dhe imazhi i përftuar që i transmetohet trurit është i deformuar.

Keratokoni zakonisht fillon në pubertet, avancon deri në moshën 35 vjeç ku dhe shpesh ndërpritet zhvillimi i tij. Shpejtësia dhe shkalla e progresit të sëmundjes varion shumë nga një pacient në tjetrin, dhe varet nga konsistenca e kornesë. Zakonisht prek të dy sytë por stadi i avancimit mund të jetë i ndryshëm. Nuk njihet ende shkaku i shfaqjes dhe avancimit të keratokonusit, por nga studimet e shumta që janë bërë, dihet me siguri se kemi të bëjmë me një sëmundje të trashëgueshme, zbulimi i geneve përgjegjëse të së cilës do të na çojë në trajtimin e plotë të saj. Klinikisht keratokoni paraqitet me shfaqjen e astigmatizmit progresiv (numër cilindrik që ka tendencë në rritje). Diagnoza e sëmundjes vendoset nga mjeku specialist oftalmolog duke gjykuar nga forma e kornesë në biomikroskop, karakteri evolutiv i korrigjimit cilindrik dhe egzaminimi topografik i kornesë. Topografia e kornesë është metoda e zgjedhur për zbulimin e keratokonit.

 

Keratokonusi mund të shkaktojë shtrembërimin të konsiderueshme të vizionit , duke rezultuar në imazhe të shumta , vija dhe një hiper – ndjeshmëri ndaj dritës . Keratokonusi është distrofia më e zakonshme e kornesë . Kjo sëmundje prek më pak se një në dy mijë persona në botë , edhe pse prevalenca e saj është më e theksuar në grupe të caktuara etnike . Në qoftë se kjo prek të dy sytë , përkeqësimi në vizion mund të jetë shumë i madh.

Gjerman Optik -Eshtë e vetmja qender e specializuar në Fushën e Keratometrisë. Lentet Keratokon kanë rezultuar zgjidhja më e mirë dhe e vetmja për korigjimin e keratokonit, të gjitha ndërhyrjet e tjera si crosslink dhe transplant nuk japin rezultalin e premtuar dhe jane tepër te kushtueshme.

-Sipas statistikave ne Gjermani korigjimi me lente speciale keratokon është 95% e rasteve dhe pjesa e mbetur me metoda alternative.Kurse në vendet në zhvillim jo më shumë se 3% e rasteve.

– Kjo për arsye se në vendet në zhvillim mungon profesionalizmi për aplikimin e lenteve keratokon, gjë që në vendet e zhvilluara kanë kuadro te specializuar në nivel të lartë për aplikimin e këtyre lenteve. Kjo teknikë shumë efektive tashmë aplikohet dhe ne Shqipëri, dhe kjo vetëm në Gjerman Optik.

Gjerman Optik disponon ne stafin e saj specialiste te diplomuar dhe specializuar ne Itali, Gjermani, France, Amerike per Lentet Keratokon.Eksperienca shume vjecare dhe multinacionale e stafit ju garanton nje sherbim special dhe zgjidhjen e rasteve nga me te veshtirat.Prane studiove tona jane aplikuar me mijera raste dhe te gjithe kane rezultuar te suksesshem.

 

Leave a Comment