Jeni mbi 40 vjec dhe ndjeni vështirësi në shikimin në afërsi? Keni marë një palë syze në farmaci dhe me to nuk ndiheni mirë? Ju duhet t’i hiqni kur lexoni dicka, shihni më qartë pa to, por keni dhe raste të tjera kur ju nevojiten? Heqja dhe vendosja e syzeve mund të jetë një zgjidhje, por jo më optimalja. Ju do të mërziteni me këtë procedurë. Por cfarë duhet të bëni? Eshtë koha për të folur për lentet Bifokale.

  • Cfarë janë lentet bifokale?

Bifokalet janë syze që bëjnë një korrigjim për vizionin tuaj në distancë në pjesën e sipërme të lentës dhe një korrigjim që ju ndihmon të shikoni afër në pjesën e poshtme të dedikuar për këtë arsye.